Zjarri i magazines ne Tirane/ Komandanti i Repartit të Zjarrfikëseve jep detaje rreth situates Zjarri i magazines ne Tirane/ Komandanti i Repartit të Zjarrfikëseve jep detaje rreth situates

Komandanti i Repartit të Zjarrfikëseve, Saki Sheshi ka dhënë detaje rreth zjarrit që ka rënë në qendrën tregtare në hyrje të Tiranës.

Ai tha se flakë në sipërfaqe nuk ka, por zjarri vijon në brendësi mes pirgjeve me rroba.

Sheshi tha se zjarrfikësit po hyjnë nga 4 drejtime me nga dy punonjës, ndërsa sqaroi se deri më tani nuk kanë gjetur gjurmë të shefit të sigurisë, 33-vjeçarit Arjan Sala.

Komandanti theksoi se shqetësimi më i madh është ruajtja e konstruktit mbajtës të objektit pasi temperatura e lartë rrezikon të plasaritë muret.

“Shqetësimi më i madh është ruajtja e konstruktit mbajtës të objektit pasi temperatura e lartë rrezikon të plasaritë muret. Me hidrantët e qendrës tregtare kemi shpërndarë ujë në katin mbitokësor që të mos lejojmë nxehtësinë që të ngjitet lart. Deri tani vatra është nën kontroll dhe nuk ka përparim drejt katit të parë apo katit -2”, tha ai.

Komandanti i repartit zjarrfikës tha se hidrantët janë në funksion por nuk janë vënë dot në punë nga personeli i magazinës, ndërkohë që sipas tij nuk ka sistem qendror nga lart të fikjes së zjarrit.