Lezhë: Zjarret përfshijnë nga flakët një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje

Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha është djegur në Kodër Krastë të Elbasanit këtë të mërkurë. Vatra e zjarrit ëhstë bërë aktive rreth orës 07: 45. Zjarrfikësja u pozicionua menjëherë në aksion për të fikur zjarrin, ndonëse në disa momente e pati të vështirë hyrjen me mjete për shkka të terrenit kodrinor. Kjo detyroi efektivët të ndërhynin me mjete krahu dhe rrethanore për të shuar flakët. Pas më shumë se 60-të minuta zjarri u vu nën kontroll, por gjithësesi ishte aktiv të paktën deri gjatë orëve të drekës. Edhe para një jave një vatër aktive rrezikoi mushkërinë e qytetit, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses bëri që të mos kishte dëme. Policia ka nisur hetimet për zjarrvënie, pasi edhe më herët janë regjsitruar vatra zjarri për të cilat ka ndyshime se janë të qëllimshme.