Aksident te tuneli i Elbasanit me dy të plagosur

Po publikohen rezultatet e Sondazhit te katërt kombëtar i Antonio Notos dhe Yldon Media Group. Antonio Noto tregon se sondazhi është zhvilluar ditët e fundit dhe ka përfunduar dje.

Sot kemi përpunuar të dhënat dhe janë mjaft aktuale”

Kampioni ishte 2 mijë rezidentë në Shqipëri dhe paralajmëron surpriza.
Janë gjithsej 8 tabela.

Tabela 4
Si është orientimi i votës sot.

Opozita vijon të ruajë avantazhin përballë Partisë Socialiste kur kanë mbetur edhe dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Nga shifrat e sondazhit Opozita thellon avantazhin përballë Ramës, PD rritje, PS rënie.

Ne foto: Tabela 4 e sondazhit Noto & RTV ORA

 

Tabela 3
Pyetja: 
Në çdo rast, pavarësisht nga preferencat dhe votat tuaja, kush mendoni se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme politike në Shqipëri?

Sipas kësaj tabele 44.1% e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS dhe Edi Rama. Nga ana tjetër 38.8% e tyre mendojnë se zgjedhjet do të fitohet nga opozita e bashkuar.

Ne foto: Tabela 3 e sondazhit Noto & RTV ORA

Tabela 2
Pyetja: Pse është i lartë numri i azilkërkuesve shqiptarë?
Mungesa e vendeve të punës, situata ekonomike dhe standardi i ulët i jetesës janë tre faktorët kryesorë që kanë çuar në emigrim masiv të shqiptarëve.

Tabela 1

39.4% e shqiptarëve mendojnë se qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim

Në sondazhin e IV në RTV Ora, Antonio Notos dhe Yldon Media Group shqiptarët janë përgjigjur se cilat premtime nuk janë mbajtur nga mazhoranca në 8 vite qeverisje.

Pyetja: Cilët nga premtimet elektorale të maxhorancës aktuale janë përmbushur?

Tabela 1

Sipas të anketuarve 39.4% janë shprehur se nuk është mbajtur asnjë premtim.

Ndërkohë, 24% e tyre janë shprehur se shëndetësia falas është një premtim i mbajtur.

Ato që nuk janë përgjigjur janë 23- 24 %, një përqindje më e ulët se në sondazhet e tjera.