Presidenca- Ballës/ Lëre kalemin por kujdes kallamin

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i ka kërkuar edhe njëherë kryeministrit Rama të vijë në përballje me Metën dhe të tregojë me kë është takuar ky i fundit skutave me OFL-në.

Blushi i drejtohet edhe Taulant Ballës që ta ndihmojë Ramën të vijë në përballje me Metën.

Nxirre në Përballje Buburrecin.

A thotë Buburreci yt se Presidenti takohet skutave me kriminelë?

Nxirre pra të faktojë para tërë shqiptarëve se cilin kriminel ka takuar Presidenti?

Dil edhe ti si përforcues e zhurmues bashkë me të!

Presidenti është i të gjithë shqiptarëve.

E harrove 2 Marsin?

Jam i sigurt se edhe ti do vish me vrap te Presidenti në 26 prill të bësh autokritikë e të punosh për çeljen e negociatave.

Të gjithë shqiptarët mezi presin çeljen e negociatave që ju i bllokoni me pabesinë ndaj 5 Qershorit.

Ora e Përballjes po afron!’