Sot në 16:00 do të luhet epilogu i sezonit të Superligës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një video-mesazhi në Facebook në lidhje me masat për rihapjen e vendit ka folur edhe për aktivitetet sportive.

Manastirliu tha se stërvitjet në ambiente të hapura do të lejohen duke nisur nga data 18 maj. Pra, pas 10 ditësh.

Sipas deklaratës së ministres së Shëndetësisë kampionati shqiptar i futbollit do të nisë dy javë më vonë, sepse duhen minimalisht dy javë stërvitje që futbollistët të kapin ritmin.

Kujtojmë se një ditë më parë ministria i dërgoi një letër FSHF në lidhje me rihapjen dhe kushtet për lejimin e aktiviteteve.