PD nis procesin e votimit të anëtarësisë/ Ja datat për çdo qark

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka emëruar të deleguarin politik për qarkun e Durrësit.Mësohet se në këtë qark është emëruar nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.Paloka pritet të jetë edhe i pari i listës në qarkun bregdetar, ku ka një sërë problematikash.

Në Durrës është e hapur dhe çështja e blerjes së votave nga Vangjush Dako, i cili del edhe në përgjimet e prokurorisë në dosjen ‘339’, çështje që ende nuk është hetuar.

Më herët janë caktuar drejtuesit politik në Shkodër, Helidon Bushati, në Fier, Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë, Bujar Leskaj.

Në 8 qarqe të tjera të vendit ende nuk janë bërë të ditur emrat e të deleguarve politikë të PD-së, që do udhëheqin dhe fushatën zgjedhore për në 25 prill.