Zbulohen foto të tjera nga ceremonia private e Klea Hutës dhe Elgit Dodës

Këngëtarët, Klea Huta dhe Elgit Doda u martuan në një ceremoni private.

Ata kanë realizuar një set special fotosh në Marok, dhe kanë vendosur t’i ndajnë dhe me ndjekësit e tyre në rrjete sociale, duke marrë urime pafund. Çifti kanë vendosur ta japin lajmin e celebrimit të dashurisë së tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.

Çifti i famshëm prej vitesh ishin në një histori dashurie, dhe kohët e fundit ndanë lajmin e bukur se do të bëheshin prindër të një djali. Ata vendosën që fill pas këtij lajmi të merrnin dhe hapin e rëndësishëm për t’u veshur nuse e dhëndër.