Zbulohen detaje të sulmit që ndodhi në London Bridge

0
Zbulohen detaje të sulmit që ndodhi në London Bridge

Një sulm terrorist me thikë, ka ndodhur në kryeqytetin britanik, Londër. Autoritetet njoftojnë se incidenti ndodhi në London Bridge dhe se disa persona janë plagosur.

Raportohet se agresori është qëlluar nga policia dhe ka ndërruar jetë, por më parë ai u konfrontua nga kalimtarët. Në disa video, duket se kalimtarët e kanë bllokuar dhe i kanë hequr thikën nga duart këtij personi.

Policia ka konfirmuar gjithashtu, se agresori mbante të veshur një jelek me eksplozivë fallco, por në pamundësi për ta ditur këtë gjë, policia e ka qëlluar menjëherë agresorin.

Një i dyshuar u qëlluar nga policia dhe mund t’ju konfirmon se ai ka vdekur në vendngjarje”, njofton policia.

Ngjarja po trajtohet si një sulm terrorist.

Sulmi ndodhi në një zonë shumë të populluar.  Dita e sotme njihet si “Black Friday”, kur qytetarët dyden në dyqane për shkak të uljeve të shumta. Ngjarja ka shkaktuar kaos edhe në qarkullim, duke qenë se një stacion i rëndësishëm metroje është bllokuar.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan, konfirmoi se disa persona janë lënduar nga sulmi dhe u bëri thirrje qytetarëve që nëse posedojnë video të sulmit, t’i dorëzojnë tek autoritetet dhe të mos zbulojnë identitetin e punonjësve të rendit.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet britanike e kishin ulur nivelin e rrezikut nga sulmet terroriste nga në “shumë të mundshme” në “të konsiderueshme”.