Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e mbrëmjes së të hënës të ndodhur në Zall Herr, ku si pasojë u plāgosur me ārmë zjarri dy persona.

Abc News raporton se konflikti ka nisur mes Klodian Beshirit dhe Redi Myrtos të cilët dyshohen se shkak ka qenë konflikti për pronat në zonën e Zall Herrit.

Ngjarja ka ndodhur në momentin që Beshiri ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij së bashku me bashkëshorten kur dy të rinjtë, Redi Myrto dhe Rexhep Qefalia i kanë dalë përpara dhe kanë nisur ta dhûnojnë.

Ndërkohë bëhet me dije se 34 vjeçari Beshiri para uniformave blu është shprehur se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi ata i kanë zënë rrugën. Ndërsa vetë Redi Myrto i cili mori një plumb në kofshë ka treguar se mesditën e së dielës, Beshiri ishte zënë me vëllain e tij, Danjelin.

Beshiri më herët kishte ndjekur një kurs për të punuar pranë forcave të armatosura në Zall Herr dhe aktualisht ai punonte si specialist shëndetësie pranë këtij reparti.