Vrasja e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela dyshohet se ka qenë e mirëorganizuar dhe paramenduar. Burime bëjnë me dije se kanë qenë 3 persona, të cilët kryen ekzekutimin. Këta të fundit kanë qenë të veshur me uniformë policie në momentin që vranë 50-vjeçarin.

3 autorët kishin disa ditë që ndiqnin 50-vjeçarin, duke mësuar kështu rutinën e tij të përditshme. Edhe këtë mëngjes autorët e kanë vëzhguar viktimën dhe sapo ky i fundit u ul në lokal për të pirë kafe ata qëlluan me armë zjarri 4 herë në drejtim të tij.  Bujar Çela punonte si taksist pa licencë.