Zbulohen detaje nga bashkepunimi i Elvanes dhe Mozzik

Prej kohësh, ka qarkulluar lajmi se Mozzik dhe Elvana Gjata do të sjellin një bashkëpunim.

Dyshimet për një duet të mundshëm nisën pas një komenti që Mozzik bëri krahas një fotoje të këngëtares. “Çuhet a po Quhet ? shkroi Mozzik.

Burime konfirmuan gjithashtu për “Prive” se po punojnë bashkë, megjithëse nuk dihej asnjë detaj rreth këtij projekti, që padyshim premton të jetë një hit.
Ndërkohë, disa lëvizje të dy artistëve në rrjete sociale kanë ofruar detaje të reja.

Mozzik prej ditësh ka zbuluar se ndodhet në Dubai me Loredanën dhe Hanën, dhe postimet nga ana e tij nuk kanë munguar.

Mirëpo, së fundmi dhe Elvana ka publikuar disa fotografi, të cilat mesa duket janë realizuar në të njëjtin vend nga ku pozoi dhe reperi.

Fansat kanë vërshuar në komente duke aluduar se bëhet fjalë për xhirimin e klipit.

“Krejt estrada n’Dubai.

Çka o ka ndodh kshu”, “Ok mos vjen kenga me Mozzik”, janë disa komente dhe me të drejtë është krijuar alibia se klipi po xhirohet në Dubai. Tashmë ka mbetur të presim kur do të publikohet.