Ngjarje e rëndë në Korçë: Goditet për vdekje një person me sëpatë

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Korçë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, u vra me sëpatë 50-vjeçari, Dashnor Osmani.

Osmani, shitës ambulant banaesh vinte çdo ditë nga fshati Pocestë drejt Pazarit në Korçë, për të fituar bukën e gojës, ndërkohë që njerëz që e njohin viktimën nga afër shprehen se ai ka patur më herët probleme me ligjin. Vëllai i tij, ka qenë edhe shef Komisariati, tashmë ish-efektiv Policie.

Viktima dhe autori, Zamir Topi, nuk raportohen të kenë patur njohje të mëparshme, por një konflikt i çastit, ka sjellë edhe krimin makabër.