Është bërë nënë por foto me bikini e Zaiminës tregon superlinja

Për Zaimina Vasjarin dita e djeshme ishte mjaft e rëndësishme sepse motra e saj Beliola ka festuar ditëlindjen.

Në pamundësi për të qenë së bashku, Zaimina ka organizuar një drekë në shtëpinë e saj, pranë pishinës.

Në fotot dhe videot e postuara në “Instagram”, bukuroshja shihet e veshur me bikini dhe në super formë.

“Gëzuar për Demin më kokëfortë që duron një Binjak të çmendur si mua. Gëzuar ditëlindjen motra më e mirë në botë”, ka shkruar ajo.

Në një video tjetër, këngëtarja shihet duke u larë në pishinë me vajzën e saj Khloe.

Zajmina feston ditëlindjen e së motrës/ Ajo shfaqet në superformë me bikini