Xhensila Myrtezaj kthehet fuqishem me foto provokative nga shtrati

Xhensila Myrtezaj është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme të kësaj vere. Bashkëpunimi me Ardian Bujupin e riktheu Xhensilën më fuqishëm se kurrë më parë, duke e renditur në listën e këngëtareve më të dëgjuara.

“Panorama” ka tejkaluar çdo parashikim duke marrë më shumë se 12 milion klikime në Youtube, si dhe duke u renditur në vendin e parë si kënga më e dëgjuar e dy javëve të fundit. Këngëtarja gjithashtu është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka ndarë disa foto mjaft provokative.

E veshur me një fustan të zi, teksa pozon nga shtrati, Xhensila ka marrë sërish vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë nguruar t’i vënë në pah bukurinë dhe thjeshtësinë që e karakterizon. Ndërkohë, nuk dihet nëse Xhensila do të sjellë një tjetër projekt këtë verë, apo do të mjaftohet me suksesin e “Panoramës”.