Me qindra të moshuar po vuajnë në këto ditë të izolimit të thellë për ushqimet bazike, ndërsa kryeministri Rama vazhdon i tall duke thënë ‘gomarllëqe’.

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ka postuar një video të dëshmive të të moshuarve që nuk kanë marrë asnjë pako ushqime, ndërkohë që Rama vazhdon ti injorojë.

‘Pensionistët janë shtresa më e ndjeshme dhe e pambrojtur në këto ditë të vështira të epidemisë së corona virusit.

 

Edi Rama gënjen kur thotë që ata marrin të gjithë ndihmë nga shteti. Të moshuarit janë sot të braktisurit e mëdhenj që kanë nevojë për ndihmë urgjente dhe jo për propagandë.