Vlon merkato në Itali: Icardi pranë kalimit tek Roma

Seria A italiane pasi ka mësuar kalendarin duket se po ofron ditë të nxehta merkatoje dhe me miliona euro në valle.

Sulmuesi zikaltër Icardi përfundimisht ka marrë daljen nga Inter dhe tani po pret për të bërë zgjedhjen e duhur. Juventusi, si kandidat kryesor duket se ka një tjetër objektiv dhe që lidhet me Lukaku. Duke lënë rrugë të lirë për Napolin dhe Romën.

Sipas tuttomercatoweb Napoli është i avantazhuar, por takimet e drejtorit sportiv të Romës me Wanda Narën, bashkëshorten agjente të Icardit dhe burimet që flasin për një pëlqim edhe të Icardit për kalimin tek Roma.

Në transfertë mund të përfshihet edhe sulmuesi i Romës, Dzeko. Nga ana tjetër Roma vazhdon të ndjekë me interes edhe transferimin e Higuanin.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al