Vjedhja e arjendarisë në Elbasan: Policia identifikon autorin e parë

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qendëe të Elbasanit, ku një argjendari ka rënë pre e një grabitje.

Argjendaria ndodhet vetëm 15 metra larg Drejtorisë së Policisë dhe sipas të dhënave të para dyshohet se autori ka kërcënuar dy shitëset dhe ka grabitur një sasi të konsiderueshme bizhuterish me vlerë.

Burimet bëjnë të ditur se autori nuk ka pasur armë të vërtetë dhe thuhet që e ka lënë aty, e cila tashmë është sekuestruar nga policia.

Mësohet se i kanë marrë dy kutia me flori dhe dyshohet se ka pasur vetëm kapele dhe nuk kanë qenë të maskuar. Dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike.

Policia njofton se autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë

Idetifikohet dhe shpallet në kërkim autori  i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij.

Në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një   agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe  dyshohet se  nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”,  Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku  falë reagimit  të shpejtë dhe profesional u bë e mundur  idetifikimi  i autorit dhe vijon puna  për  kapjen e tij.

Nê vendngjarje  është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje.