Vizitorja e veçantë në Durrës/ Breshka e rralë shfaqet në bregdetin e durrësit

Bregdeti i Durrësit pati një vizitor të veçantë këtë pasdite. Kjo breshkë e madhe deti e llojit  (Caretta caretta) doli nga ujërat rreth orës 16:10, duke ju afruar bregut në afërsi të Rezidencës Qeveritare.

Gjatë muajit prill një breshkë e tille kishte rënë në rrjetat e peshkatarëve të zones së Porto Romanos.

Peshkatarët pasi e pastruan e rihodhën në det. Gjiri i Lalzit dhe Patogu janë habitate të zhvillimit natyral të kësaj lloj breshke.