Italia po ia del: Në 8 rajone nuk është shënuar asnjë rast i ri

Vijon të bjerë kurba e epidemisë në Itali, ndërsa sot janë regjistruar 138 raste të reja, kundër 208 dje, duke e çuar numrin total të të infektuarve në vend në 241956.

Por vendi ka shënuar një rritje në numrin e viktimave, ku në 24 orët e fundit 30 persona humbën jetën, ndërsa dje 8 persona humbën betejën me COVID-19.Numri total i viktimave nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 34.899.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 574 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 192.815.