Momente tmerri perjetuan te enjten banoret e lagjes 11 nentori ne Elbasan , kur 71 vjecari Lefter Zhidru i beri rezistence policise ndonese disa here kjo e fundit i beri thirrje te dorezohej , deri ne momentin qe e ekzekutoi. Por panik dhe stres perjetuan familjet qe jetojne ne pallatin 5 katesh ku shpesh degjoheshin krisma te cilat nuk dinin nga vinin. Ne katin e pare te pallatit , pra poshte apartamentit ku po zhvillohej “lufte” kane qendruar 2 te rinj ne dyqan. Vete te rinjte kane pasur frike per jeten e tyre pasi nga momenti ne moment i druheshin tragjedise. Ata kane ndjere cdo levizje te te moshuarit por teksa jane udhezuar dhe nga familjaret e tyre me telefon nuk kane dale jashte deri ne ekzekutimin e tij. Ne videot me poshte degjohen krisma here te vecuara dhe here ne bresheri si dhe tmerri i te rinjve te cilet udhezonin njeri-tjetrin per tu shtrire ne toke.

IMG_3707