14 Shkurti, shenon diten e te dashuruarve. Koha me shi ishte e pafavorshme per ciftet e reja. Nese cdo vit kane qene te shumte çiftet qe i kemi pare te parakalojne ne qender te qytetit te kapur dore per dore dhe me dhurata nder duar, kete vit ishin te pakte ne numer. Duket se edhe shitesit e luleve te vendosur ne cdo cep te qytetit ky Shen Valentin nuk i kenaqi aspak. Shitjet e tyre ishin mjaft të pakta këtë vit, ndaj zhgënjimi dallohet lehtë në portretin e tyre. Nese në kryeqytet bashkia kishte marrë masa të vendoste një dekor festiv për ditën e të dashuruarve në Elbasan ky dekor ka munguar. Për çudinë e të gjithëve një zemër modeste e vendosur në lulishten përballë bashkisë ka tërhequr vëmendje. Pa asnjë shënim dhe dekor shtesë simboli i saj ka qënë kaq i vakët mes reshjeve të shiut dhe motit gri. Ende nuk dihet se kush e ka vendosur aty, por nëse është vepër e bashkisë kuptohet që fondi i përdorur për Shën Valentin ka qënë harxhues për buxhetin e shtetit. Gjeste të tilla edhe një herë sjellin në vëmendje mungesën e kreativitetit.