Një 33-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë në banesë. Policia thotë se 33-vjeçarja me inicialet M.H. ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Por në përfundim të hetimeve policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 4 persona, të afërm, që sipas bluve pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën M.H. kreu vetëvrasjen.

Të proceduarit janë; Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.