Preng Gjini ishte shënjestra e shpërthimit që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë. Ai është vëllai i Tonin Gjinit, i cili u vra me breshëri plumbash në qendër të Rrëshenit rreth një vit më parë. Mjeti që është hedhur në erë nga një lëndë plasëse është ndjekur nga një tjetër makinë.

Dyshohet se shpërthimi i tritolit ka ndodhur për hakmarrje të vrasjeve në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Selitës, ku janë mbledhur dhjetëra njerëz për të mësuar cfarë e shkaktoi shpërtimin e fuqishëm.

Preng Gjini është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, ndërsa thuhet se u bë shpërthim i telekomanduar.