Një foto e trishtë po qarkullon sot në rrjetet sociale. Është një nga postimet e fundit të Ergys Brahimit, njëri nga viktimat e tragjedisë që ndodhi dy ditë më parë në Tiranë, ku dy punëtorë humbën jetën pasi ranë nga skela.

Siç shihet edhe në foton e postuar nga vetë viktima, ai ka shpërndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, ushqimin që merrte me vete për në punë.

Bukë, djathë, domate ishin menuja ditore e 31-vjeçarit që humbi jetën në një aksident në punë për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike, për jo më shumë se 260 mijë lekë të vjetra në muaj.

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë dy ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimaj.