Izraeliti Josi Dagan, njeriu i cili shpiku gjuajtjen e penalltive si një mënyrë më të drejtë për të zgjidhur ndeshjet të cilat vendoseshin duke hedhur një monedhë, është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare.

Ideja për gjuajtjen e penalltive u dha nga ai, pasi Bullgaria eliminoi Izraelin me anë të hedhjes së një monedhe, në Lojërat Olimpike verore të vitit 1968.

Josi, një anëtar i Federatës Izraelite të Futbollit në atë kohë, vendosi të gjente një mënyrë më të drejtë për të tilla raste.

Në këtë mënyrë ai propozoi idenë e gjuajtjes së penalltive, e cila iu dorëzua FIFA-s dhe kjo e fundit e miratoi në rregulloren e saj në vitin 1970.

Penalltitë e para në një kompeticion të rëndësishëm u gjuajtën në ndeshjen gjysmë-finale të “Watney Cup” midis Manchester United dhe Hull City.