Italia regjistron rekord të infeksioneve me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 36.176 raste të reja me koronavirus, përballë 250.186 tamponëve të bëra.

653 persona kanë humbur jetën nga covid-19, teksa janë shëruar 17.020 pacientë.

Në terapi intensive janë shtruar edhe 42 pacientë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në kujdesin intensiv në 3712.