Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e të vdekshmërisë në 24 oret e fundit

Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e të vdekshmërisë dhe të të prekurve nga Covid në vend.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga Covid, 13 persona dhe janë shënuar 661 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2108 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 661 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

178 raste në Tiranë, 51 në Shkodër, 45 në Berat, 43 në Fier, nga 34 raste në Durrës, Elbasan, 28 në Vlorë, 20 në Lezhë, nga 18 raste në Korçë, Mat, 16 në Kuçovë, nga 15 raste në Kavajë, Mirditë, Gjirokastër, 13 në Lushnje, nga 11 raste në Has, Pogradec, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Përmet, 8 në Peqin, nga 7 raste në Devoll, Kukës, Tepelenë, Dibër, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, Librazhd, Krujë, 2 në Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.325 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë gjithë javës që lamë pas, numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, të moshave 38-82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, si dhe bizneseve të respektojnë rregullat e vendosura në bare, restorante, dyqane dhe kudo ku ofrojnë shërbim për qytetarët. Stafet të jenë të pajisura me maska dhe dezinfektues dhe të respektohet distancimi fizik, për sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve që marrin shërbim.

COVID-19 – Statistika (14 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         661

Të shëruar ne 24 orë      505

Të shtruar në spitale      433

Humbje jete në 24 orë   13

Testime ditore              2.108

Testime totale          223.784

Raste pozitive            49.191

Raste të shëruara       25.325

Raste Aktive             22.850

Humbje jete              1016

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   12187

Fier              1774

Durrës  1408

Shkodër       1154

Vlorë    1138

Korçë  1136

Elbasan       965

Berat     882

Lezhë  847

Gjirokastër  561

Kukës  460

Dibër    338