Basha thumbon Ramën/ Të ishin bërë realitet ato që thua ti...

Përplasjet opozitë-mazhorancë janë zhvendosur nga konferencat në debate online. Kreu i demokratëve Lulzim Basha i është përgjigjur përmes një publikimi në Twitter reagimit të kryeministrit Edi Rama vetëm pak minuta më parë.

Ndërsa kreu i qeverisë komentonte akuzat në konferencën për shtyp të Bashës lidhur me inceneratorët, kreu i PD-së vazhdon të akuzojë kryeministrin lidhur me tenderat dhe abuzimet e inceneratorëve.

Duke iu drejtuar kryeqeveritarit me cilësimin “hajdut i mafias së plehrave”, Basha shprehet se pas çdo vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e Ramës.