Uji largon toksinat nga organet por i bashkuar me copëza frutash dhe perimesh kthehet për shëndetin

Për energji pranverore mos harroni serumet natyrale! Të gjitha funksionet e trupit kërkojnë ujë. Uji largon toksinat nga organet. Ai siguron një mjedis të lagësht të përshtatshëm për veshët, hundën dhe fytin.

Uji i mundëson mëlçisë të tresë më shpejt yndyrën e grumbulluar, duke lehtësuar punën e veshkave tona të mbingarkuara. Por si një pije pa shije dhe pa ngjyrë, ndonjëherë le të themi, uji bëhet paksa i mërzitshëm.

Kjo është edhe arsyeja pse lihet shpesh prapa e parakaluar nga pijet shumë joshëse, por me ngjyrues, lëngje me përbërje vitaminash dhe pijet e gazuara.

Duke shtuar copëza frutash apo perimesh në ujin që konsumojmë çdo ditë, ne mund kemi përfitime për mendjen, trupin dhe shpirtin në të njëjtën kohë.

Limon, kastravec dhe mente

Uji me limon është një zgjidhje e fuqishme detoksifikuese; lëngu i limonit ndihmon për të pastruar trupin. Limoni ndihmon në tretje dhe rrit sistemin tuaj imunitar.

Gjithashtu, nëse shtoni disa feta kastraveci në ujë e ktheni atë në një hidratues të shkëlqyer dhe kastravec përmban veti anti-inflamatore.

Mentja i shton një shije ëmbëlsie duke eleminuar kështu sheqerin, duke ndihmuar gjithashtu në qetësimin e stomakut dhe në tretje.

Portokall, limon, xhinxher

Portokallet ndihmojnë për një qarkullim më të mirë të gjakut. Limonat ndihmojnë në tretje (dhe në një aromë më të mirë të frymës) ndërsa xhinxheri është i njohur për forcimin e sistemit imunitar.

Portokallet me Vitaminën C dhe përmbajtjes së tyre janë gjithashtu të pasura me minerale dhe pastrues të mirë të gjakut.
Kastravec, mjedra, rrush

Kastraveci është shumë hidratues dhe eleminon toksinat nga trupi.