Uefa Europa League: Kualifikohet Roma ndërsa Porto eleminohet

Janë mbyllur ndeshjet e para të Uefa Europa League duke shënuar edhe ekipet e para të kualifikuara në raundin tjetër.

Eleminim surprizë në këtë raund ishin ekipe portugeze si Benfica dhe Porto. Ndërkohë kaloi pa problem Roma, Basel, Wolves, Bayern Leverkusen, Lask, Wolsburg dhe Rangers.

Ndërsa ndeshja midis Basaksehir dhe Sporting Lisbonës kaloi në shtesë sepse të dyja ndeshjet përfunduan me fitoret e ekipeve vendase 3:1.

Rezultatet:

Basel- Apoel 1:0
Gent- Roma 1:1
Espanyol- Wolves 3:2
Porto- Leverkusen 1:3
Lask- Alkmaar 2:0
Malmo- Wolsfburg 1:0

MEDIA LINE NEWS