UEFA anulon kompeticionet sportive dhe po shqyrtohet shtyerja e Europianit

Pas Serisë A dhe La Ligës, duket se edhe UEFA është sensibilizuar me situatën e krijuar dhe ka vendosur ndërprerjen e të gjitha ndeshjeve të kompeticioneve europiane, përfshi edhe takimet e Europa Leagues, të planifikuara për mbrëmjen e sotme.

Lajmi është dhënë nga spanjollja Marca, sipas të cilës vetë qeveria europiane e futbollit pritet të dalë me një deklaratë zyrtare nga momenti në moment, ku do të njoftojë edhe ndërprerjen e kompeticioneve euroiane deri në një moment të dytë.

Momentalisht Juventusi, Interi dhe Reali i Madridit janë vendosur në karantinë, ashtu si edhe klube të tjera europiane, ndërsa përveç Serisë A dhe La Ligës, të tjera liga europiane pritet të ndërpresin aktivitetet normale.

Situata e krijuar vë në rrezik serioz edhe Kampionatin Europian, pasi përveç disa ligave europiane, edhe kompeticionet e organizuara nga UEFA si Champions dhe Europa League, do ta kenë të pamundur të mbyllen Brenda afateve të parashikuara.

Për këtë arsye po mendohet shtyrja e Kampionati Europian, për të mbyllur normalisht aktivitetet futbollistike në të gjithë ligat europiane për klube dhe më pas të mendohet për kompeticionin për shtete.