Transformimi i saj tanimë është vendosur në faqet e para të mediave rozë.

Adele ka ndryshuar rrënjësisht. Brenda pak kohësh ajo arriti që të humbasë plot 45 kilogramë dhe kjo gjë është përshëndetur nga shumë njerëz për vullnetin e hekurt të saj.

Në ditëlindjen e saj të 32, fotoja që ajo publikoi në Instagram me pamjen e re e Adele i ka suprizuar të gjithë ndjekësit.

Të shumtë kanë qenë njerëz që mendonin se Adele ka marrë masa drastike që të humbte peshë dhe këtu ata nënkuptonin, operacione plastike.

Por trajneri i këngëtares i ka hedhur poshtë këto hamendësime. Sipas tij, Adele nuk i është nënshtruar asnjë operacioni, por gjithçka është arritur falë një diete të kufizuar me kalori dhe aktivitet fizik. Kësaj radhe, ajo ka arritur formën perfekte.