Lideri opozitës rusi Alexei Navalny, i cili ka vetëm pak ditë që ka dalë nga koma këtë të martë ka postuar foto nga spitali Charité në Berlin.

Përmes fotove të shpërndara në rrjetet sociale Navalny shihet në shoqërinë e familjarëve të tij.

“Më mungoni të gjithë shumë. Akoma nuk mund të bëj shumë gjëra por marr frymë vetë”, shkruan ai.

Disa ditë më parë spitali Charite në Berlin ka thënë përmes një deklarate se 44-vjeçari “ka dalë nga koma e induktuar”.

Ndërkohë një ditë më parë qeveria gjermane ka konfimruar se Navalny është helmuar muajin e kaluar në Siberi me agjent nervor të kategorisë ushtarake të periudhës sovjetike, Noviçok.

Navalny, politikan dhe hulumtues i korrupsionit, njëherësh një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, u sëmur më 20 gusht në avion, teksa ishte ka qenë duke udhëtuar nga Siberia në Moskë.