Presidenti Ilir Meta është pyetur për një tryezë të përbashkët me të gjithë aktorët politikë në vend për të dhënë një mesazh për qytetarët në këtë periudhë të vështirë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

I ftuar në “Open” në Top Channel, kreu i shtetit nënvizoi se mesazhet vizuale janë dhënë nga të gjithë aktorët politikë, por nënvizoi se një “tryezë” e tillë vizuale mund të bëhet për të vlerësuar situatën dhe atë që do të ndodhë më tej.
Meta: Këto mesazhe janë dhënë. Angazhimi i opozitës ka qenë maksimal dhe i të gjithë aktorëve të tjerë. Pa dyshim mund të jetë e nevojshme dhe do të ketë besoj edhe zhvillime të tilla në interes jo thjesht të dhënies së një mesazhi vizual, por për të bërë një vlerësim të situatës ku jemi dhe për të pasur një perspektivë më të qartë sipas të gjithë skenarëve qoftë pandemia, qoftë edhe situata ekonomike që ka pasojat e saj.