Një plágosje me ármë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se ka mbetur i plágosur një person, i identifikuar si Vasel Koçeku, 24 vjeç.

Mësohet se ai është qèlluar me ármë zjárri pas një konflikti të çastit. Pòlicia ka shoqëruar disa persona që kanë dijeni për ngjarjen e cila u regjistrua rreth ores 3 të mengjesit pranë ish-kryqëzimit të degës në Shkodër në afërsi të katedrales.

I plágosuri është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet tashmë në gjendje të stabilizuar nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi: Më datë 04.06.2020, ora 03:10, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, tek ish-kryqëzimi i degës, pas një kònflikti për motive të dobëta, është plágosur me ármë zjárri, shtetasi V. K., 27, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Fale reagimit të shpejtë të forcave të Pòlicisë është bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij. Nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve. Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.