Tragjedia e Kobi Brajant: Vajza e tij 17-vjeçare shtohet në spital

Ish-legjenda e basketbollit amerikan, i cili gjeti vdekjen pas rrëzimit të helikopterit privat, Kobe Bryant, la pas tre vajza, një prej tyre vetëm 7- muajshe si edhe bashkëshorten Vannesa.

Duket se prej lajmit të trishtë vajza e madhe e basketbollistit ka përfunduar në spital. Mediat amerikane konfirmojnë se 17-vjeçarja Natali vuan nga astma dhe kur mësoi lajmin nisi të kishte probleme me frymëmarrjen.

Ndërkohë njerëz të thjeshtë, kolegë dhe artistë i kanë kushtuar homazhe ikonës së basketbollit.