Në fillim të viteve 1900, në Napoli kishte një zakon të konsoliduar sidomos në mesin e njerëzve.
Kush shkonte në bar per nje kafe paguante 2 dhe kur shkonte tek kasa I thoshte: një kam pirë, tjetren lêre në”pritje”. Ajo që ishte “në pritje” ishte për ata që nuk ishin me shumë fat në jetë.

Keshtu perpara se te vinte darka, dikush me më pak fat në jetê kalonte dhe pyeste: a ka ndonje kafe “në pritje “.

Njē traditë e vjetër që nuk ka lidhje me lëmoshën e mirëfilltë. Ishte një akt I ndarjes të problemeve, komunikimi dhe mirekuptimi. Ai që kishte më shumë nuk harronte atë që kishte më pak. E shkëlqyer ështê mos ta dish se kush ishte ai që kishte nevojë.

Në paragon me këtë situatë më erdhi në mendje një moment ku nje hallexhi iu afrua nje banakut te nje bar kafeje dhe me zë të ulêt kerkoi nje kafe te shtrydhur. Si kurioze e pyeta banakieren pse I the te priste Zoterise. Banakierja me tregoi qe kafeja e shtrydhur perftohet pas berjes te kafese normale, dhe kishte nje kosto minimale 20 leke.

E brengosur mendova: sa bukur do tē ishte tē mendonin e të vepronin tê gjithë si në Napolin e viteve 1900!