Arrestohet në Greqi i shumëkërkuari shqiptar

Policia greke ka arrestuar një 20 vjeçar me origjinë nga Shqipëria me akuzën e vrasjes së një pronari hoteli në ishullin e famshëm Santorini.

Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar fillimisht goditi me një send të fortë pronarin e hotelit duke e shtrirë në tokë, më pas i hodhi vodka në trup duke i vënë zjarrin në fund.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se i riu shqiptar e goditi punëdhënësin grek për shkak se ky i fundit nuk i kishte paguar 200 euro, për të cilat i detyrohej.