Maskat kanë grabitur një tjetër karburant gjatë natës mbrëmshme

Tmerr gjatë natës për familjen e një biznesmeni në Korçë.

Persona ende të paidentifikuar, të armatosur dhe të maskuar, të veshur me uniforma policie kanë grabitur banesën e një biznesmeni në Çiflig të Korçës, raporton “News 24”.

Sipas të dhënave të para, mësohet se kanë qenë tre autorë me uniformë policie.

Ata i kanë kanosur me armë dhe pastaj kanë lidhur bashkëshortët Nevruz dhe Sadete Vila dhe më pas kanë marrë rreth 1.6 milion lekë të vjetra.