Tiranën e pret

Tirana do të mësojë javën që vjen kundërshtarin e Europa League. Bardheblutë janë në fazën play-off, andaj një fitore do t’I çonte në grupet e Europa League.

Kampionët e Shqipërisë kanë një koeficient të ulët në vlerësimet e UEFA-s kjo për shkak të mungesës prej disa vitesh në këtë kompeticion, andaj edhe kundërshtari do të jetë I një vështirësie të lartë.

Pesë nga kundërshtarët e mundshëm të bardhebluve do të vijnë nga ndeshjet e turit të tretë të Champions, pikërisht humbësit e dueleve do të jenë kandidat potencial për t’u ndeshur me Tiranën.

Në këtë grup bëjnë pjesë emra si Ferencvarosh apo Dianmo Zagreb që do ndeshen mes tyre. Young Boys apo Maçabi Tel Aviv janë gjithashtu kundërshtarë të mundshëm. Në vazon e dytë të kundërshtarëve të mundshëm janë edhe Celtic, Legia Ëarshaë, Sherif Tiraspol apo CRF Cluj.