TIRANË: Një automjet është përplasur me urbanin e linjës së Vaqarrit

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Tiranë tek “21 Dhjetori”.

Një automjet është përplasur me urbanin e linjës së Vaqarrit dhe më pas ka goditur edhe trafikndarësen.

Mësohet se tre vajza kanë mbetur të lënduara, dhe janë dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së “21 Dhjetorit” në kryeqytet, ku autobusi me pasagjerë është përplasur me një makinë, duke dalë në anën tjetër të rrugës.

Një autobus urban i linjës së Vaqarit, që shkonte në drejtim tek qëndrës, ka humbur kontrollin në mes të udhëkryqit dhe ka goditur një makinë “Citroen”. Më pas, autobuzi s’ka mundur të ndalojë, por ka goditur shtyllën e ndriçimit dhe ka shembur hekurat e trafikndarëse duke e kapërcyer atë dhe dalë në kahun tjetër të rrugës, përballë mjeteve të tjera që ishin me drejtim për nga Kombinati.

Xhamat e përparmë dhe pjesa ballore e autobuzit janë shkatërruar nga goditja; shoferi është plagosur.

Po ashtu, makina “Citroen” e kuqe, që u përplas nga autobuzi, ka goditur trotuarin dhe shoferi mësohet se ka shpëtuar paq. Policia ka nisur hetimet.