Tirana është në kaos të plotë dhe në dëshpërimisht në kërkim të një zgjidhje për të dalë nga situata.

Ajo që është e qartë tashmë dhe e pranuar nga ish-drejtori sportiv i klubit Arbi Laçi e presidenti Refik Halili është se Tirana ka firmosur me Cisse pasi sulmuesi kishte prishur kontratën në mënyrë të njëanshme me Ujidad Kazablanka, për shkak se kishte paga të papaguara.

Klubi maroken e bllokoi në atë kohë regjistrimin e sulmuesit, por Tirana mori fillimisht një leje të përkohshme federimi ndërsa gjyqi vazhdonte në FIFA dhe tani ato 200 mijë dollarë, në pamundësi për ti marrë nga lojtari, klubi i Kazablanka i kërkon nga pala e tretë që është Tirana, situatë që solli ndërhyrjen e FIFA-s. “Kjo cështje na ka rënë si bombë e na mbeti në dorë” kjo është fraza me të cilën Halili ka përshkruar.

“Tirana po mundohet të rivendosë kontaktet me Kazablankan për të kërkuar një rrugë-dalje, në mënyrë që të mos humbë dritaren dimërore të merkatos” ka sqaruar presidenti, edhe pse duket si një garë kundër kohës.