Covid-19: 10 vendet me më shumë raste të reja në 24 orët e kaluara

Janë shifra të larta rreth 94 mijë raste të reja janë raportuar të martë. Rastet globale po prekin shifrën e  5 milionë të infektuarve.

Situata më e rëndë e këtyre ditëve të fundit po raportohet nga SHBA dhe Brazili, ku numërojnë mbi 36 mijë raste dhe 50% të viktimave të raportuara në 24 orët e fundit.

Deri më tani referuar shifrave të worldometers.info dhe përpunuar nga Media Line News, rastet pozitive kanë prekur shifrën e 4,989,270. Nga këto 1,960,502  persona e kanë mposhtur me sukses luftën ndaj Covid-19. Fatëkeqësisht numri i viktimave rritet çdo ditë duke arritur shifrën e 324,970 personave. Në 24 orët e fundit u shënuan +4,589 viktima, kur SHBA shënoi sërish mbi 1,5 mijë jetë të humbura. Por, situata në Brazil po përkeqësohet pasi në martën shënoi +1,130 viktima.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë vendi i parë me numrin më të lartë të rasteve të reja pozitive, përkatësisht +20,289 raste.  Shqetësuese është situata në Brazil, ku në 24 orët e fundit u shënuan +16,517 raste të reja.

Bazuar në të dhënat e publikuara  Media Line News sjell listën e 10 shteteve me numrin më të lartë të rasteve të shënuara që nga fillimi i pandemisë së Covid-19.

  1. SHBA 1,570,583
  2. Rusia 299,941
  3. Spanja 278,803
  4. Brazili 271,885
  5. Britania e Madhe 248,818
  6. Itali 226,699
  7. Franca 180,809
  8. Gjermani 177,827
  9. Turqi 151,615
  10. Iran 124,603

Ndërsa vendi ynë renditet në vendin e 106-të sa i përket listës me më shumë të prekur.