Arrestohen pengëmarrësit e 23-vjeçarit maqedonas

Në rast zjarri apo dukuri natyrore sikurse janë tërmetet është e vështirë të kryhet evakuuimi i nxënësve në shkolla , pasi këto të fundit në shumicën e rasteve nuk kanë shkallë emergjence. Një fakt i tillë konstatohet jo vetëm në shkollat e vjetra, por edhe ato të rikonstruktuara vitet e fundit. Tërmeti i 26 nëntorit nxorri në pah se institucionet shtetërore ishin të papërgatitura për të përballur dukuri natyrore të këtyre përmasave. I shqetësuar për këtë fakt u shpreh në mbledhjen e këshillit bashkiak drejtori i shkollës së mesme Kostandin Kristoforidhi Ermir Çela, një nga shkollat që shfaq probleme me infrastrukturën. Në cilësinë edhe të këshilltarit ai kërkoi vëmendje nga Ministria e Arsimit të parashikoj fond për ndërtimin e shkallëve të emergjencës,por nga ana tjetër kërkoi transparencë me atë se cfarë kanë konstatuar në terren grupet e inspektimit për secilën shkollë të inspektuar, pasi prindërit dhe ai vetë janë të shqetësuar.
Shqetësimi u konsiderua i drejtë nga kryebashkiaku i Elbasanit, i cili theksoi se vendosja e shkallëve të emergjencës kërkon fond të posacëm.
Problem me shkallët e emergjencës kanë edhe pallatet shumëkatësh. Evakuuimi i banorëve në rast rreziku është mjaft i vështirë të realizohet.