Prej një jave nxënësit e shkollës Tregan bashkia Elbasan nuk zhvillojnë mësim në shkollën e tyre , por në turnin e pasdites në fshatin tjetër atë Kuqan. Dëmtimi i shkollës nga tërmeti i 26 nëntorit e ka bërë atë të pasigurtë për nxënësit, ndaj dhe sipas udhëzimit të Zyrës Arsimore, por dhe komisionit të verifikimit u vendos mbyllja e godinës. Per transportin e nxenesve bashkia e Elbasanit ka vene në dispozicion autobuz falas për nxënësit, ndërsa ata shoqërohen edhe nga mësuesit.
Pas inspektimit nga specialistet u sugjerua qe shkolla e re te ndertohej ne themelet e asaj ekzistueses, pra në fshatin Tregan. Kur ende nuk kanë nisur punimet kanë nisur debatet me kryetarët e fshtrave të cilët kërkojnë një spostim të godinës sa më pranë komunitetit të tyre.

Ndërkohë ajo që kërkojnë banorët është ndërtimi sa më parë i shkollës, në mënyrë që fëmijët të mos sorollaten në autobuzë.

Shkolla në Tregan ka marre demtime te medha. Pjesa me e madhe e mureve jane care dhe specialistet kane ndaluar rreptesisht zhvillimin e mesimit ne të. Por mister ende mbetet nisja e punimeve. Në këtë shkollë ndjekin ëmsim rreth 170 nxënës, të cilët vijnë nga disa fshtra.