Një tërmet i fùqishëm ka rënë pak pas mesnatës së djeshme në detin Mesdhe, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë dhe në Shqipëri. EMSC raportoi se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihter, dhe me thellësi paraprake 10 km.

Epiqendra e lëkundjeve të fuqishme sizmike ka qenë 453 km në jugperëndim të Athinës dhe 286 km në veri të Libisë. Sipas komenteve në EMSC, raportohet se lëkundjet janë ndjerë deri në Shkup.

Kujtojmë këtu që gjatë këtij muaji janë regjistruar dy tërmete të fùqishëm pranë Kretës, përkatësisht me magnitudë 6.7 dhe 5.8 të shkallës Rihter.