Tensionohet situata në Malin e Zi/ Policia përdor gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve

Polícia malazeze hodhi gaz lotsjellës të mërkurën mbrëma për të shpërndarë grupe pròtestuesish në Nikshiq dhe Plevle, të cilët u përleshën me forcat e rendit duke kërkuar lirimin e një peshkopi të Kishës Ortodokse Sërbe që u arrestua për shkeljen e masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Peshkopi Joanikije dhe shtatë priftërinj u ndaluan të martën pas një liturgjie e cila u mbajt me gjithë ndalesën e tubimeve për shkak të koronavirusit. Polícia e Malit të Zi tha në një postim në twitter se të paktën 4 pjesëtarë të saj pësuan plágë gjatë përleshjeve të së mërkurës mbrëma.

 

Sipas polícisë qytetarët që u mblodhën në dy qytetet malazeze “hodhën gurë, shishe dhe mjete piroteknike mbi forcat e polícisë. Me këtë rast u plágosën 4 pjesëtarë të polícisë”, thuhet në njoftim sipas të cilit “arrestimi i atyre që janë përgjegjës për incidentet është duke u zhvilluar”.

Pròtestat pasuan një periudhë tènsionesh të larta ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe qeverisë së Malit të Zi, për shkak të ligjit për liritë fetare që u miratua më 27 dhjetor të vitit të kaluar.

Ligji u kërkon bashkësive fetare që të ofrojnë dëshmi të qarta mbi pronësinë, dhe kjo kërkesë sipas Kishës Ortodokse serbe, është hartuar për t’i marrë pronat e saj. Udhëheqësit e kësaj kishe thonë se ligji i ri i mundëson Malit të Zi të konfiskojë pronat e saj, duke përfshirë manastiret, kishat dhe pasuri të tjera.

Këto pretendime janë mohuar vazhdimisht nga qeveria malazeze. Presidenti pro-perëndimor i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe se po nxitë polítikat pro-serbe brenda vendit dhe po përpiqet të dëmtojë shtetësinë e tij.