Të rinjtë britanikë vazhdojnë me festat e shfrenuara

Koronavirusi i ri është duke alarmuar mbarë globin, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të rinjtë britanikë. Ato e kanë kthyer në një “traditë” tashmë, që çdo të premte të frekuentojnë klubet e natës, duke e tepruar jo pak me trazirat në rrugë dhe alkoolin. Edhe këtë fundjavë ata nuk i janë ndarë këtij “rituali”.

Megjithatë kishte disa të rinj që i janë përmbajtur këshillave të dhëna mbi koronavirusin dhe janë parë duke mbajtur maska në fytyrë. Por disa të tjerë kanë “injoruar” këto këshilla dhe janë parë të përqafuar me njëri-tjetrit, duke rrezikuar jo pak për t’u infektuar nga ky virus. Pamjet e më poshtme të bëjnë të mendosh që nuk po jetojmë në një kohë paniku, si pasojë e virusit famëkeq. Ju ftojmë të ndiqni galerinë.