Të martën UEFA merr vendimin për kompeticionet europiane dhe EURO 2020

UEFA të martën do të zhvillojë një konferencë dhe do të bëjë me dije se çfarë do të ndodhë me kompeticionet evropiane. Po mendohet që të mbyllen sa më shpejt takimet deri në gjysmëfinale dhe ideja është që ta zhvillohet nga vetëm një sfidë, me shumë mundësi në fushë neutrale.

Më pas gjysmëfinalet do të bëhen me grumbullim, në katër ditë. Në Stamboll mendohet të luhen gjysmëfinalet dhe finalja e Champions League, kurse në Gdansk të Polonisë do të vendosen fatet e Europa League.

E gjitha kjo bëhet që kampionatet të kenë sa më shumë data të lira dhe të mbyllen para verës. UEFA gjithashtu do të duhet të zhvendosë EURO 2020, që mund të zhvillohet në dimër ose një vit më vonë. Një çështje tjetër është gjetja e një marrëveshje me FIFA-n, që duhet të shtyjë Botërorin e Klubeve për vitin tjetër.