Tao Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar atentatin e mbrëmshëm në zemër të kryeqytetit, ku një makinë shpërtheu në lëvizje, në një zonë të populluar dhe me shumë kalimtarë.

Duke dashur të mbrojë punën e policisë dhe të relativizojë ngjarjen e rëndë, Balla ka deklaruar se ngjarje të tilla kriminale, ndodhin në çdo kryeqytet të botës.

“Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do të doja të kishit pak durim, sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë.”

Me këtë deklaratë, duket se Balla ka sfiduar seriozisht Elisa Spiropalin, e cila shquhet për deklarata të këtij karakteri.

Kohë më parë, pas përdhunimit të një të miture, Spiropali deklaroi se me ngjarje të tilla “bëhen edhe filma” në vende të ndryshme të botës.

Duhet thënë se konkurenca në PS, për të shënuar rekorde me të tilla deklarata, ka arritur kulmet.